Flash News

E-TJERA

Shpërthen me lëndë plasëse një makinë e parkuar në garazhin e një pallati në Tiranë

Shpërthen me lëndë plasëse një makinë e parkuar
Foto ilustruese

Një shpërthim në një makinë të parkuar ka shkaktuar panik te banorët e një pallati në fshatin Qesarakë në Tiranë, mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave nga policia, makina e parkuar në garazhin e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, por fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton paraprakisht policia.

Të fundit