Flash News

E-TJERA

Shpërthen në flakë pusi i naftës në Patos

Shpërthen në flakë pusi i naftës në Patos

Një pus nafte është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Patos. Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur lëndime në njerëz.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve, në banesat përreth.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Të fundit