Flash News

E-TJERA

Shpërthen një automjet në Kamëz, lëndohet shoferi

Shpërthen një automjet në Kamëz, lëndohet shoferi

Një shpërthim është raportuar para pak minutash në Kamëz, në momentin që drejtuesi i mjetit është afruar dhe ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer.

Rrethanat e shpërthimit të automjetit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet për eksploziv.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimin shtetasi Gj. M është lënduar lehtë në këmbë, por jashte rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit