Flash News

E-TJERA

Shpërthen një granatë në Himarë, plagoset i moshuari

Shpërthen një granatë në Himarë, plagoset i moshuari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Livadh të Himarës.

Një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate e cila ndodhet në rrënjët e ullirit ku po punonte i moshuari.

I moshuari  aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit