Flash News

E-TJERA

Zjarr në një stacion pompimi nafte në Ballsh, punonjësi pëson djegie në trup

Zjarr në një stacion pompimi nafte në Ballsh, punonjësi
Foto ilustruese

Zjarr në një stacion pompimi nafte i kompanisë 'Armo' në Ballsh.

Sipas të dhënave të para, për shkak të flakëve është lënduar një naftëtar. Bëhet fjalë për naftëtarin 51-vjeçar  Viktor Balla, i cili ka pësuar djegie të shumta dhe po mjekohet në spitalin e Fierit.

Deri tani, mbeten të paqarta rrethanat e zjarrit.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit