Flash News

E-TJERA

‘Shpërthen’ Sula në Kuvend: Të na vijë turp, ka ngelur vetëm të heqim pantallonat

‘Shpërthen’ Sula në Kuvend: Të na vijë turp, ka

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka shpërthyer në sallën e Kuvendit, pas diskutimeve për Arben Ahmetajn.

Sula iu drejtua maxhorancës duke e kritikuar për heshtjen me të cilën po e shoqërojnë seancën, duke mos folur për skandalet e Ahmetajt.

Më fjalë të ashpra, demokrati tha se Parlamenti është kthyer në një barcoletë dhe për këtë duhet t’iu vijë turp si opozitës edhe maxhorancës.

“Këtu është për të qarë e për të qeshur dhe skam ndërmend të flas për procedurë. As kam ndërmend të diskutoj dhe të flas për procedurë. Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? I keni ju në burg apo i kemi ne? Ia keni dhënë ju në gojë popullit apo ne? Ça ka ngelur tani? Vetëm të heqim pantallonat këtu. Të na vijë turp. Përsa i përket raportit, kur doni ju si maxhorancë, për të futur një projektligj, e përgatisni raportin dhe gjithçka dhe e sillni. Keni disa raste. Në rastin e Tahirit erdhët brenda 24 orësh dhe e votuan heqjen e imunitetit. Keni rastin sot. Keni rastin e zonjës Xhaçka dhe nuk bëni raport. Gjeni artifica për t’i dhënë mundësi personave për të fshehur gjurmët dhe për të fshehur ato që duhet të fshehin. Ju nuk e bëni se ju dhimbsen procedurat”, tha Sula.

@politiko.al Shpërthen Sula: A ja keni dhënë ju popullit në gojë apo ne? Ka ngelur vetëm të heqim pantallonat në sallë! Të na vijë turp #politiko #vvip #sula #kuvend #popullit???????? #vl #mekje #evertet ♬ original sound - Politiko

Të fundit