Flash News

E-TJERA

Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, shkak amortizimi i linjës

Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, shkak

Amortizimi i linjës kryesore të tubacionit në Bulqizë ka krijuar dëmtime dhe për pasojë uji ka shpërthyer në sipërfaqe.

Siç shihet edhe nga foto, uji ka vërshuar edhe në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit. Një pjesë e bashkimit të tubacionit është në sipërfaqe dhe kjo mund të shkaktoje edhe helmim për banorët!

Pak muaj më parë, në spitalin e Bulqizës u paraqitën disa persona me shenja helmimi për shkak të ujit, pasi tubacioni vjen nga zona e parë e minierave.

Shpesh herë, në linjat e tubacioneve kryesore  në Bulqizë ka pasur shpërthime të ujit, si pasojë e amortizimit të linjave.

Të fundit