Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Shpërthim gazi në galerinë e minierës së Martaneshit/ Një punëtor në gjendje të rëndë, policia jep detaje
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në një galeri në minierën e kromit në Martanesh. Në këtë galeri ka pasur rrjedhje gazi dhe për pasojë janë bllokuar disa minatorë.
Nga galeria deri më tani janë nxjerrë gjashtë prej punonjësve, një prej të cilëve ka marrë dëmtime dhe ndodhet aktualisht në spitalin e Bulqizës.
Ai pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Nuk dihet ende nëse ka minatorë të tjerë të bllokuar brenda.
Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen, ku tregon se një prej punëtorëve, Sh. E., ishte duke salduar brenda në galeri me gjenerator dhe dyshohet se gazi i çliruar ka askifksuar 50-vjeçarin.
Sipas policisë, në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.
"Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore", thuhet në njoftimin zyrtar.