Flash News

Rajoni

Shpërthim me granatë në Gjykatën e Podgoricës, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Shpërthim me granatë në Gjykatën e Podgoricës, një

Një shpërthim me granatë dore i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur pesë të tjerë në Mal të Zi.

Mladen Bulatoviq ndërroi jetë pasi shpërtheu granatën në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, siç raportojnë mediat vendase.

Nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në objektin e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Konstatuam se ka mbetur i vrarë MB (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë të lënduar. personat të cilët janë përkujdesur në Qendrën Klinike”, tha Srđa Korać nga Policia Kriminale.

Të fundit