Flash News

E-TJERA

Durrës, shpërthim tritoli në një dyqan në pronësi të efektivit të ‘Shqiponjave’

Durrës, shpërthim tritoli në një dyqan në pronësi
Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar gjatë natës së mbrëmshme në fshatin Katund i të Ri, në Durrës.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të një dyqani, në pronar i së cilit është një punonjësi policie, Hysni Gashi, efektiv i forcave Shqiponja.

I pyetur nga grupi hetimor, ai është shprehur se nuk ka konflikte dhe se dyshon që ngjarja të ketë lidhje me punën e tij.

Sipas policisë, nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

“Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit”, njofton paraprakisht policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit