Flash News

E-TJERA

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Divjakë

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese
Foto ilustruese

Shpërthen me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banesë në Divjakë. Policia njofton se ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së Refat Murrizit 67 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Të fundit