Flash News

E-TJERA

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese

Lëndë plasëse i është vendosur sot në orët e para të mëngjesit një banese në afërsi të rrugës “Siri Kodra” në Tiranë.

Policia njofton se banesa është në pronësi të 60-vjeçarit R. P dhe dyshohet të jetë shpërthyer me lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar kati i parë i banesës i cili ishte biznes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

 

Të fundit