Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në banesën e një biznesmeni në Krujë

Shpërthim me tritol në banesën e një biznesmeni në

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Krujë.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në banesën e Altin Keqit në lagjen “Borati”. Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në çatinë e banesës së Keqit, i cili njihet si pronar i dy dyqaneve për servis telefonash në Krujë dhe Fushë-Kruje. 

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të fundit