Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan

Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan

Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në katin e parë të një banese.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar përpos dëmeve materiale. Gjatë kësaj kohe, në banesë nuk ka pasur njeri.

“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen "Partizani", në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Të fundit