Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në një hotel në Theth

Shpërthim me tritol në një hotel në Theth

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në një hotel në Theth, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, kur një person, i kapur nga kamerat e sigurisë, u pa duke u afruar në këmbë dhe duke vendosur lëndën plasëse pranë objektit. Pas vendosjes së tritolit, ai u largua menjëherë nga vendngjarja.

Hoteli është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta. Pas hetimeve të shpejta, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar, një i ri nga një fshat tjetër. Aktualisht, ai po merret në pyetje për të sqaruar motivet e sulmit.

Forcat e rendit po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të siguruar prova shtesë.

Të fundit