Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse garazhit të 39-vjeçarit

Shpërthim me tritol në Tiranë, i vendoset lëndë
Foto Ilustruese

Një sasi lënde plasëse është vendosur në portën hyrëse të garazhit të një 39-vjeçari në Tiranë.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:50. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa automjete të parkuara.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit