Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në Tropojë, policia në kërkim të autorëve

Shpërthim me tritol në Tropojë, policia në kërkim

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Tropojë, rreth orës 22:30, në fshatin Mserr.

Shpërthimi ka ndodhur pranë banesës së shtetasit A. P., duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve përgjegjës për sulmin.

Të fundit