Flash News

E-TJERA

Shpërthim në aksin Lezhë-Milot, policia jep detajet

Shpërthim në aksin Lezhë-Milot, policia jep detajet

Shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.  Lënda plasëse ishte vendosur në një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se mobileria ishte në pronësi të D.A, i cili banon në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

"Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Të fundit