Flash News

E-TJERA

Shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në Itali, humb
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Campania të Italisë, ku shpërthimi i një fabrike fishekzjarrësh ka shkaktuar vdekjen e tre personave.

Viktimat janë një 18-vjeçar shqiptar dhe dy binjakë 20-vjeçarë. Sipas informacioneve të para, ata po kalonin ditën e parë të punës dhe, në momentin e shpërthimit, ndodheshin duke ngrënë drekën.

Fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka nxjerrë në pah risqe të rënda për sigurinë në ambientet e punës.

Të fundit