Flash News

E-TJERA

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, plagosen dy persona

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë,
Foto ilustruese

Një shpërthim në një pikë karburanti te ‘Rruga Bardhyl’ në Tiranë është regjistruar para pak minutash.

Si pasojë e shpërthimit mësohet se janë plagosur dy persona, gjendja e të cilëve tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit