Flash News

E-TJERA

Shpërthim në një universitet privat në Tiranë, detajet e para nga policia

Shpërthim në një universitet privat në Tiranë, detajet
Foto ilustruese

Një shpërthim është shënuar në ambientet e një universiteti privat në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një bombol gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit në kuzhinën e mencës.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit”,njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

                                          

Të fundit