Flash News

E-TJERA

Shpërthim në oborrin e një banese në Lezhë, brenda ndodhej vetëm një e moshuar

Shpërthim në oborrin e një banese në Lezhë, brenda

Mbrëmjen e djeshme një shpërthim është regjistruar në një shtëpi në Lezhë.  Në oborrin e banesës është hedhur një kapsolle plasëse, e cila ka dëmtuar vetëm disa gurë dekorativ.

Policia bën me dije në ato momente në banesë ndodhej vetëm nëna e pronarit të shtëpisë, pasi ai jetonte jashtë shtetit. Autorët apo shkaqet e hedhjes së lëndës plasëse ende nuk dihet kush janë.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri.

Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit