Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në katin e parë të një pallati në Lushnje, vetëm dëme materiale

Shpërthim tritoli në katin e parë të një pallati
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim me lëndë eksplozivi është shënuar në mesnatë në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë.

Sipas policisë, lënda plasëse ka shpërthyer në katin e parë të një pallati parafabrikat, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Fatmirësisht, nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm materiale.

Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikat, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 

Të fundit