Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në një butik gjatë natës në Durrës, kujt i përkiste

Shpërthim tritoli në një butik gjatë natës në
Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë eksploziv është regjistruar mbrëmjen e kaluar në një dyqan rrobash në Durrës.

Nga të dhënat e para, mësohet se lënda plasëse i është vendosur biznesit të qytetares Jonida Karaboja. Bëhet me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa banorët e zonës janë shqetësuar nga zhurma.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e situatë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit