Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në portën e një banese në Fushë Krujë

Shpërthim tritoli në portën e një banese në Fushë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Zallë, Fushë Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur te porta e rrethimit të jashtëm të banesës, e cila është në pronësi të shtetasit Edmond Hidri.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës. Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dje identifikimin e kapjen e autorit.

"Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse. Për pasojë  është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit