Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në Sauk, dëmtohen dy mjete të parkuara

Shpërthim tritoli në Sauk, dëmtohen dy mjete të parkuara

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë.

Fatmirësisht, sipas policisë nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por janë dëmtuar dy mjete të parkuara.

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për  pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit