Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka

Shpërthim tritoli në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand

Shpërthim tritoli në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka, në qytetin e Durrësit.  

Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i tij, Agron Duka teksa ndodhet në panelin e të ftuarve në emisionin Politiko në Top News. 

Mesohet se një sasi tritoli shpërtheu para banesës së kreut të FSHF-së dhe ende nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga shpërthimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të saj. 

Kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Ditët e fundit ka nisur dhe një përplasje e fortë mes Federatës dhe Bashkisë së Tiranës, e cila është aksionere në klubin e futbollit Tirana. Federata bëri sot publik një rregjistrim audio të një takimi të zhvilluar një ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me anëtarët e Shoqatës rajonale të futbollit, ku përveç një fjalori aspak të përshtatshëm, zoti Veliaj ngrinte akuza të rënda ndaj zotit Duka.

Federata e cilësoi këtë takim si një “ndërhyrje skandaloze politike në çështjet e komunitetit të futbollit”, duke qenë se Asambleja e shoqatës zgjedh delegatët që votojnë për kreun e Federatës.

Zoti Veliaj reagoi duke thënë se i qëndron “atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj”, ndërsa sa i përket fjaloirt të përdorur, ai u shpreh se “është nxjerrë jashtë kontekstit një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes”

Të fundit