Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli Benzit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme te Komuna e Parisit  

Shpërthim tritoli Benzit të prokurorit të Prokurorisë
Fotyo nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje nga shpërthimi i ndodhur pak minuta më parë në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.   

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip ‘Mercedez A class’ ishte në pronësi të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme , Arjan Muça.

Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar, pas shpërthimit me lëndë plasëse të mjetit, që në momentin e shpërthimit ishte parkuar brenda një qendre tregtare.

Shpërthim tritoli Benzit të prokurorit të Prokurorisë

Mësohet se mjeti i hedhur në erë përdorej si nga prokurori Muça, por edhe nga e shoqja e tij Gentiana Muça, gjyqtare në Gjykatën Administrative në Tiranë.

Në këto kushte, nuk dihet nëse sulmi ka të bëjë me detyrën e tij si prokuror apo bashkëshortes së tij që është pjesë e sistemit të drejtësisë.

Të fundit