Flash News
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Emri/ Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën shoferi
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Shpërthimi i autobotit, policia jep detaje: U plagosën dy punonjës të karburantit
Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i autobotit me karburant në autostradë Tiranë-Durrës.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar punonjësit e karburantit Xh.K., 20 vjeç, dhe E.P., rreth 35-vjeç. Të dy janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
"Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik. Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.