Flash News

E-TJERA

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, ndërron jetë vajza tjetër e familjes Gjoka

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë,

Ndërron jetë një tjetër pjesëtar i familjes Gjoka, pas shpërthimit të bombolës së gazit me 4 korrik në Velipojë.

Mësohet se sot u nda nga jeta në një spital në Itali ku ishte dërguar për kurim, Klarisa Gjoka, 15 vjeç. Disa ditë më parë ndërroi jetë motra e saj, Daniela Gjoka, 19 vjeçe, të cilës sot iu bë ceremonia mortore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut, ku rrjedhja e gazit në hotelin e familjes Gjoka, solli plagosjen e rëndë të nënës me tre fëmijët e saj.

Aktualisht ndodhen në Itali, Alketa Gjoka dhe dhe djali 12 vjeç. Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë.

Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.

 

 

 

 

Të fundit