Flash News

E-TJERA

Shpërthimi i digës në Bunec, e pëson administratori i HEC-it (EMRI)

Shpërthimi i digës në Bunec, e pëson administratori i HEC-it

Diga e HEC-it në fshatin Bunec të Njësisë Administrative Lukovë shpërtheu ditën e djeshme  dhe uji shkaktoi përmbytje të 12 bizneseve turistike.

Uji dhe balta bllokuan edhe aksin rrugor Himarë-Sarandë.

Policia njofton se ka nisur procedim penal për administratorin e hidrocentralit

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin Vangjel Ngjelo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit