Flash News

E-TJERA

Shpërthimi i fuqishëm në Lezhë, automjete dhe 8 biznese të dëmtuara

Shpërthimi i fuqishëm në Lezhë, automjete dhe 8 biznese

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ngriti në këmbë Lezhën pak para mesnatës së sotme.

Sipas bluve ka shpërthyer një bombol gazi në një biznes.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen.

”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit