Flash News

E-TJERA

Atentat me tritol në Gramsh, plagosen rëndë dy vëllezër biznesmenë

Atentat me tritol në Gramsh, plagosen rëndë dy vëllezër

Një automjet ka shpërthyer në lagjen “Xhile Liçi” të Gramshit dhe për pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Bëhet fjalë për dy vëllezër biznesmenë Algert dhe Erald Mina, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë. Dy vëllezërit janë nisur drejt Spitalit të Traumës.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në shpërthimin e mjetit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

"Rreth orës 17:20, në lagjen "Xhile Liçi", Gramsh, automjeti tip "Ford Focus", që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë", thuhet në njoftim.

Të fundit