Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me tritol në Elbasan, reagon policia: Kamerat kanë filmuar autorin

Shpërthimi me tritol në Elbasan, reagon policia: Kamerat kanë

Policia ka reaguar në lidhje me shpërthimin me lënde plasëse në një lagje të Elbasanit. Uniformat blu bëjnë më dije se  pamjet e siguruara rezulton se lënda plase është vendosur nga një burrë i cili ka qarkulluar gjatë mbrëmjes disa herë para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.

Gjithashtu policia ka marrë pyetje edhe fqinjët e personit të cilit i përket apartamenti në hyrje të cilit shpërtheu lënda plasëse. Po ashtu ka marrë informacion të detajuar edhe për aktivitetin e familjarëve të familjes së shtetasit A.P, para banesës të cilit ndodhi shpërthimi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të fundit