Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me tritol në Vlorë, lokali në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021

Shpërthimi me tritol në Vlorë, lokali në pronësi

Zbardhen detaje të reja lidhur me shpërthimin e regjistruar mëngjesin e sotëm në shëtitoren buzë detit në Vlorë.

Lokali, i cili funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të Resmie Birçajt, nëna e Bledar Birçajt, i cili u vra tre vite më parë. 

Bledar Birçaj u qëllua  me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit, ngjarje e ndodhur në 10 maj 2021.

Shkak dyshohet hakmarrja, pasi lokali kishte vetëm pak kohë që ishte rihapur. Ndërkohë, kamerat e lokalit kanë filmuar autorin i cili ka qenë me maskë.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Sakaq, policia ka nisur shoqërimet e para në lidhje me ngjarjen. 

 

Të fundit