Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në 2020-ën, SPAK: Ramazan Rraja i vendosi tritol hotelit të Ervin Matës

Shpërthimi në 2020-ën, SPAK: Ramazan Rraja i vendosi tritol

SPAK ka zbuluar autorët e vendosjes së sasisë së tritolit në hotelin “Victoria” të Ervin Matës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ka qenë Ramazan Rraja i cili ka siguruar fillimisht një mjet në Durrës, me të cilin është hedhur lënda plasëse në biznesin në pronësi të babait të Ervin Matës.

Bashkëpunëtorë në ngjarje kanë qenë Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçaj.

“Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj”, thuhet në njoftimin e SPAK.

 

Të fundit