Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Lushnjë, kreu i Urgjencës: Tre pacientë ndodhen në gjendje kritike

Shpërthimi në Lushnjë, kreu i Urgjencës: Tre pacientë

Kreu i Urgjencës në Tiranë, Skënder Brataj ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e të plagosurve, nga shpërthimi u fuqishëm në Lushnjë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se tre nga pacientët janë në gjendje kritike dhe janë nisur drejt Traumës për mjekim të specializuar, ndërsa bën me dije se njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë, për shkak se ka marrë plagë të shumta djegieje në fytyrë.

 “Janë tre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë, 3 janë duke u trajtuar në spitalin e Lushnjës. Ngjarja është trajtuar në kohë rekord, kryesisht janë të djegiet, pacienti që është më rëndë ka një shkallë më të kanë djegie dhe është drejtuar drejt Traumës dhe kirurgjisë plastike.

Do të vërtetohet a ka dëmtime fraktura, por kryesisht pacienti që është më rëndë ka djegie në fytyrë duke i komprometuar organet e frymëmarrjes”, tha Brataj.

Të fundit