Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Lushnje, ngrihet një tjetër pistë hetimi, çfarë dyshohet

Shpërthimi në Lushnje, ngrihet një tjetër pistë hetimi,

Grupi i ekspertëve në Lushnje është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të fuqishëm ku humbën jetën dy persona, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Ekspertët kanë ngritur një pistë të dytë hetimi, pasi dyshohet që shpërthimi të ketë ndodhur gjatë saldimit të kapanonit.

Si pistë e dytë hetimi mbetet ajo se vinçi mund të ketë rënë në kontakt me telat e shtyllës së tensionit të lartë.

Në hetime është përfshirë edhe leja e ndërtimit e marrë më 19 shtator 2023. Po bëhet verifikimi nëse janë zbatuar kriteret.

Ndërkohë nga grupi hetimor janë konstatuar dy vepra penale, e para lidhet me bombolat që përdoreshin për saldim të cilat ishin jashtë çdo kriteri teknik dhe shpërdorimi i detyrës, që lidhet me dhënien e lejes për këtë magazinë poshtë linjës së tensionit të lartë.

Të fundit