Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Duka: Shteti të marrë masa për familjet tona, Veliaj negociata me të fortët

Shpërthimi në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Duka:

Kreu i PAA, Agron Duka thotë se pas shpërthimi me lëndë plasëse në shtëpinë e vëllait të tij, kreut të FSHF-së, Armand Duka kishte paralajmëruar që jeta e tyre është në rrezik që pas publikimit të audio-përgjimit të Veliajt, dhe pasi tatimorët zbarkuan te bizneset e tyre.

Në një intervistë për RTV Ora,  Duka u shpreh se nuk beson që personi që ka vënë eksplozivin ishte një person i porositur nga Kryebashkiaku Veliaj, ndërsa shton se ky i fundit ka bërë negociata me të fortët.

Mënyra e komunikimit të Veliajt për të zaptuar patjetër atë që kishte ngelur. E ndjeja që mund të ndodhte një gjë, e kisha thënë në intervistë që ndihemi të kërcënuar. Bashkëshortja dhe djali i Armandos ndodheshin në shtëpi dhe ishin të frikësuar. Çfarë faj kanë atë që Veliaj do të vendosë një person të vetin në FSHF. 

Vajtja në atë biznes cenon jo vetëm atë biznes por të gjitha bizneset. Unë nuk besoj që Veliaj ka marrë guximin që të çojë një person që të vendos tritol, dhe të kërcënoj Armandon që të tërhiqet nga zgjedhjet, por jam i sigurt që ka bërë negociata me të fortët që më pas është e vështirë t’i menaxhosh. Tatimorët janë ushtarë, kanë marrë urdhër që të vijnë”, tha Duka.

I pyetur se a ndihen sërish të kërcënuar pas asaj që ndodhi mbrëmë, Duka tha se nuk dihet se çfarë do të ndodhë deri në momentin që të mbarojnë zgjedhjet e FSHF.

Deri në momentin që është e hapur kjo garë, deri në momentin që të zhvillohen zgjedhjet nuk dihet se çfarë do të ndodh. Shteti duhet të marrë masa për familjet tona. Nëse shteti bashkëpunon me krimin atëherë çfarë nuk mund të ndodh”, tha Agron Duka.

 

Të fundit