Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Velipojë, humb jetën Alketa Gjoka. I vetmi i mbijetuar djali i vogël i familjes

Shpërthimi në Velipojë, humb jetën Alketa Gjoka. I vetmi i

Ka humbur jetën edhe Alketa Gjoka, nëna e vajzave që humbën jetën në shpërthimin e bombolës së gazit në një hotel në Velipojë. Tragjedia është thelluar për familjen Gjoka, pasi tashmë i vetmi i mbijetuar mbetet djali i vogël - i cili është në gjendje kome.

Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj pësuan djegie ë rënda nga shpërthimi i bombolës në hotelin në Velipojë, ku dy vajzat e saj ndërruan jet për shkak të plagëve të rënda, ndërsa Alketa dhe djali i vogël i familjes ishin në gjendje të rëndë, ku sot ka humbur jetën dhe 40-vjeçarja.

Shpërthimi në Velipojë, humb jetën Alketa Gjoka. I vetmi i

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët dhe sipas dëshmive të familjarëve ngjarja ka ndodhur kur 40-vjeçarja ka qenë duke bërë kafen dhe kur ka marrë shkrepësen janë përhapur flakët deri tek fëmijët.

Në këtë ngjarje të rëndë, humbën jetën Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe dhe sot sipas "Abc News" edhe mamaja Alketa Gjoka, 40-vjeçe. Gjallë është vetëm Enriku, 12-vjeç.

Të fundit