Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Velipojë, infermierja tregon gjendjen e të plagosurve: Kanë djegie 85-90 % të trupit

Shpërthimi në Velipojë, infermierja tregon gjendjen e të

Katër të plagosurit nga shpërthimi i bombolës së gazit në një hotel në Velipojë kanë pësuar djegie 85-90 % të trupit.

Ky fakt u konfirmua nga infermieria e ambulances në një prononcim për mediat.

Ajo ka bërë me dije se gjendja e të lënduarve është e rëndë dhe ato janë nisur drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.

Kanë djegie 85-90 % të trupit, të gjithë janë një familje. Ngjarja ka ndodhur tek hoteli, janë nga Lezha kanë ardhur tel hoteli i tyre që kanë në Velipojë. Referimi është bombol gazi. Janë gjetur në gjendje shumë të rëndë, kemi mbërritur ne, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Tani dy janë në spitalin e Shkodrës, dy janë nisur me ambulancë. Po presim helikopterin për fëmijën dhe vajzën që janë në gjendje më të rëndë“, tha infermierja.

Të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, pronarë të hotelit.

Në momentin e shpërthimit nuk ka patur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka.

 

Të fundit