Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Velipojë/ E nisën për kurim në Itali, ndërron jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka

Shpërthimi në Velipojë/ E nisën për kurim në
Pamje nga hoteli ku ndodhi shpërthimi, Velipojë

19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila mbeti e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë ka ndërruar jetë në Itali.

Daniela së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj u dërguan në Itali për kurim të specializuar, por 19 vjeçarja nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë të plagosurit e tjerë, Alketa Gjoka 40-vjeç, Klarisa Gjoka 15-vjeç dhe Enriko Gjoka 12- vjeç ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ata u dërguan disa ditë më parë në Itali për një mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tyre paraqitej kritike.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 4 korrikut. Autoritetet thanë se shpërthimi i bombolave të gazit, në hotelin në pronësi të tyre ishte gabim njerëzor. Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit në një nga bombolat e kampingut, e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës.

Të fundit