Flash News

E-TJERA

Shpërthimi tragjik në Hagë, humb jetën inxhinieri me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve

Shpërthimi tragjik në Hagë, humb jetën inxhinieri me

Një shpërthim i rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Hagë, ku u shemb një pjesë e një pallati, i mori jetën gjashtë personave, mes tyre edhe 44-vjeçarit Vikel Kamberaj, një inxhinier ndërtimi me kombësi shqiptaro-greke. Kamberaj, i cili kishte jetuar në Holandë prej më shumë se dy vitesh, ishte babai i tre fëmijëve: një djali 7 muajsh, një vajze 6-vjeçare dhe një djali tjetër 10-vjeçar.

Kamberaj u zhvendos nga Greqia në Holandë në gusht 2022, pas një periudhe të vështirë për shkak të krizës ekonomike dhe pandemisë së koronavirusit. Ai e shihte këtë hap si një mundësi për një jetë më të mirë për familjen e tij.

Gruaja e tij, Maria Apostokali, në një intervistë për “NL Times”, e cilësoi humbjen e 44-vjeçarit si shkatërruese për familjen dhe miqtë. Ajo rrëfen momentet e ankthit kur ndoqi lajmet për shpërthimin dhe zjarrin në Tarëekamp, Hagë, ndërsa fëmijët e saj pyesnin vazhdimisht për gjendjen e babait të tyre.

“Ne mendonim të zhvendoseshim të gjithë për një jetë më të mirë, shkolla më të mira dhe sepse në Holandë nuk ka dhunë. Por është ironike, sepse jetuam kaq shumë vite në Greqi dhe asgjë nuk ndodhi,” tha ajo.

Tragjedia ka lënë një boshllëk të madh në familjen e Kamberajt, ndërsa autoritetet holandeze vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit që shkaktoi këtë fatkeqësi.

Të fundit