Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në një lokal në Kamzë, detajet e para nga policia

Shpërthim tritoli në një lokal në Kamzë, detajet e para

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë.

Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali rrugën “Donald Trump”, i cili është në pronësi të një 24 vjeçari.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

 

Të fundit