Flash News

E-TJERA

Shpëtim Idrizi tregon pse qëlloi me shishe uji eskortën e Nikos Dendias: E hodha me trehapësh, ishte gjest jo normal

Shpëtim Idrizi tregon pse qëlloi me shishe uji eskortën e Nikos

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur mbi incidentin e shënuar paraditen e sotme, i cili tenton të qëlloje me shishe uji eskortën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Duke folur në ‘Real Story’, Idrizi thotë se këtë gjest e ka kryer në momente tensioni për shkak të sjelljes së policisë dhe në kushte normale nuk do ta bënte asnjëherë.

“Isha i revoltuar nga sjella e policisë shqiptare ndaj shoqatës Çamëria. Kishim shumë arsye për të kërkuar kur do hiqet ligji i luftës, kur çamët do marrin statusin e vitit 1927, apo Greqia të pranojë që për 150 mijë fëmijë në Greqi të aksesohen për gjuhën shqipe, apo për shqiptarë që kontribuojnë në sistemin e sigurimet shoqërore të marrin pensionet kur të vijnë në Shqipëri.

Ajo që më habiti, eshte se kisha njoftuar mediat për konferencë shtypi. Pa nisur ende çuan në rajon kreun e VV në Tiranë Bokiken Abazi. Pashë që kishte forca policore dhe ishin shumë agresive. Protesta jonë e ndihmonte kryeministrin se politika shqiptare ka nevojë qe mardheniet me Greqinë te jene me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

E hodha shishen me trehapësh, ishte gjest jo normale e nuk do ta bëja kurrë në kushte normale. Vija nga një moment shumë i madh tensioni dhe nëse shihen pamje disa nëna çame që qanin se ua kishin marrë djemtë në rajonin e policisë dhe ndihesha përgjegjës. Do uleshim në tokë, një gjest simbolik”, tha Idrizi.

Të fundit