Flash News

E-TJERA

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë, ndërron jetë pas 3 muajsh punonjësi i OSSH

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë, ndërron

Ka ndërruar jetë pas tremuajsh punonjësi i OSSH, Arjan Kraja, i cili shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë.

Njoftimi është bërë nga OSSH. Kraja ndodhej në koma, si pasojë e një ishemi që pësoi pas shpëtimit të dy fëmijëve të mitur.

”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”, thuhet në njoftimin e OSSH.

Të fundit