Flash News

E-TJERA

"Shpirti"/ SPAK nën hetim edhe gazetarë, dyshohet se janë paguar për mosdenoncimin e parcelave me kanabis; ka përgjime

"Shpirti"/ SPAK nën hetim edhe gazetarë, dyshohet se

Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni 'Shpirti'.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se të dyshuar si pjesë e grupit janë edhe gazetarë shqiptarë që lobonin për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve.

Që do të thotë, gazetari paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar të kundërshtarëve të tyre. Gjithçka është zbuluar nga 'i penduari' i drejtësisë i cili ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.

Nga përgjimet e SPAK dhe Anti-Mafias rezulton se mes pjesëtarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.

"Shqpirti" ishte një operacion i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Drejtoria e Antimafia-s së Barit, ku rrëfimi i 4 të penduarve të drejtësisë çoi në arrestimin e 38 personave, prokurorë, zyrtarë policie, mes të cilëve edhe dy shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga hetimet rezulton se grupi kriminale ka trafikuar të paktën 6 tonë drogë përgjatë viteve 2014-2017 nga Shqipëria drejt Italisë.

Të fundit