Flash News

POLITIKOFF

"Shpresoj të jetë një Espresso Martini", përmbytet shtëpia e Drake

"Shpresoj të jetë një Espresso Martini",

 Rezidenca e reperit Drake në Toronto u përmbyt nga shirat e dendur, dhe këtë e bëri të ditur vetë ai përmes një videoje në rrjetet sociale. Reperi kanadez filmoi veten dhe një person tjetër, me fshesa në duar ndërsa uji vërshonte në çdo dhomë.

Drake tregoi pamjet nga dhoma ku u pa duke ecur me ujin që arrinte deri në kyçin e këmbës dhe duke u përpjekur ta nxirrte jashtë.

Gjithsesi, reperi e ka marrë me sportivitet incidentin, teksa i ka vënë mbishkrimin klipit: Shpresoj të jetë një Espresso Martini, duke iu referuar koktejlit të njohur i cili ka të njejtën ngjyrë me ujin në video.

 

Të fundit