Flash News

E-TJERA

"Shpresojmë që të zhbllokojmë ngërçin për MV dhe Shqipërinë", zyrtarët e lartë të BE-së flasin para nisjes së mbledhjes

"Shpresojmë që të zhbllokojmë ngërçin
Foto ilustruese

Zyrtarët e lartë të BE-së janë shprehur se presin zhvillime pozitive, ndërsa pritet që të nisë mbledhja e Këshillit Europian, për të diskutuar çështjen e zgjerimit. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosin për çeljen ose jo të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Sllovakisë Martin Klus deklaroi: Shpresojmë që të gjejmë rrugën si të zhbllokojmë ngërçin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Presim të marrim rezultate të mira dhe përgjigje pozitive. Sepse kjo ka të bëjë me besueshmërinë e BE në këtë rajon dhe siç e theksova në fillimi për Sllovakinë ka rëndësi të madhe.

Ndërkohë edhe Sekretari i Shtetit në ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, Gasper Dovzan foli për diskutime pozitive.

Përfaqësuesi i Irlandës Tomas Byrne theksoi se zgjerimi është çështje kyçe dhe për ta. “Presim me padurim progres lidhur me procesin e zgjerimit”, tha ai.

Ndërkohë  ende nuk ka asnjë tërheqje nga Bullgaria. Kjo e fundit ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të konflikteve për historinë dhe orgjinën e gjuhës mes dy vendeve.

Ka zëra se peng i vetos së Bullgarisë ndaj MV do të mbetet edhe Shqipëria. Pra edhe pse Komisioni Europian raportoi progres të Shqipërisë në disa fusha kryesore, mund të mos jepet drita jeshile as këtë herë.

Të fundit