Flash News

E-TJERA

Margariti: Shpronësohen pronarët, merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë

Margariti: Shpronësohen pronarët, merr fund saga e Sarajeve të

Merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë. Qeveria ka miratuar shpronësimin e pronarëve, ndërsa godina tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën. 

Lajmin e bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë ministrja e kulturës, Elva Margariti.

"Sot qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronarëve në zonën e Toptanasve që do të kalojë në projektin e restaurimi të kësaj godine, kjo i vë fundin një episodi të gjatë, ku e dini që kaloi në një ngjarje tragjike ku i vunë flakën, sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim dhe hapësira do të jetë në funksion të artit dhe kulturës. Do përfshijë një hapësirë për librin stil amerikan", tha Ministrja e kulturës, Elva Margariti.

Ministrja u ndal edhe në çështjen e cirkut kombëtar, i shembur një ditë më parë.

"Artistët është parë në mënyrë konkrete në disa aspekte, janë vendime të gjykatës dhe përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, po punojmë për një plan afatshkurtë, kemi akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut, kemi nisu dialogimin me bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun, edhe sindikatat e ka shprehur në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës", tha ministrja.

Të fundit